• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EDI BOKSIERI”/ Kush është tutori i arrestuar sot në Belsh, shfrytëzonte femra për prostitucion (SKEDA)
Home
Aktualitet
Kronikë

“EDI BOKSIERI”/ Kush është tutori i arrestuar sot në Belsh, shfrytëzonte femra për prostitucion (SKEDA)

9 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Personi i arrestuar per shfrytëzim prostitucioni te pesë vajzave në lokalin e tij në Belsh eshte nje ish-boksier. 43- vjeçar nga Fieri ka përfunduar në prangat e Policisë, i akuzuar për ushtrim prostitucioni.

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur të finalizojë operacionin e koduar “Liqeni”, duke vënë në pranga pronarin e lokalit, ku edhe ushtrohej prostitucion dhe shitej dhe drogë. Zbulimi i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm u bë i mundur nga vetë banorët e zonës së Belshit.

Policia arrestoi në flagrancë pronarin, Edmond Çipllaka, i cili kishte marrë me qira lokalin prej një periudhe relativisht të gjatë. Ky i fundit dyshohet se tregtonte edhe lëndë narkotike në lokal, pasi Policia i gjeti edhe një sasi kokaine, si edhe një peshore që përdoret për të peshuar lëndën narkotike.

Ndërkohë, u proceduan penalisht edhe pesë vajza kryesisht të moshës 25 deri në 40 vjeç. Sipas burimeve të marra nga Policia, vajzat kryenin aktivitetin e prostitucionit në ambientet e këtij lokali, i cili në pamjet të jashtme ofronte argëtim me muzikë tallave dhe balerina.

Por, në ambientet e lokalit kishte dhe një dhomë të fshehtë, ku kundrejt një pagese që varionte nga 30 deri në 50 mijë lekë të vjetër, mund të kryheshin marrëdhënie seksuale me një prej balerinave. Klientët siguroheshin nga vetë pronari, por edhe vetë vajzat që qëndronin në lokal.

Edmondi, ish-boksier, ka ushtruar dhe profesionin e arbitrit për këtë sport. Gjithashtu, ai ka qenë në hetim nga Policia e Fierit, pasi në vitin 2014 ka qenë edhe punonjës i kompanisë private “International Parking 2011”, kompani e cila merrej me parkingjet e qytetit, por që rezultoi se vendosnin gjoba fiktive ku i akuzuar asokohe ishte edhe Çipllaka.

“Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me efektivë të Postës Policore Belsh. Shfrytëzonte për prostitucion vajzat në ambientet e lokalit dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga Policia pronari i lokalit, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase. Sekuestrohet lëndë narkotike, një automjet dhe celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të lokaleve për prostitucion, bazuar mbi informacionet e marra nga komuniteti se në ambientet e një lokali u shpërndahej lëndë narkotike e dyshuar kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor ‘Liqeni’, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Ç., 43 vjeç, banues në Fier, (pronari i lokalit në të cilin zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme).

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase për veprën penale ‘Prostitucioni’”, bëhet e ditur nga Policia. Ndaj 43-vjeçarit rëndojnë katër akuza, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I BARCELONËS TREMB YLLIN BRAZILIAN/ Bartomeu del hapur: Neymar dëshiron të rikthehet, por...
Previous article ËSHTË PARTNERJA E DANI ALVES/ Joana Sanz, sa fjalë “të ëmbla” për kampionin e saj (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT