Për të pestin vit radhazi mbreti i popit kryeson listën. Michael Jackson ka fituar 75 milionë dollarë për këtë vit. Në nderim të yllit të muzikës këtë muaj është publikuar albumi i tij dhe fitimet janë rritur.
Golfisti Arnold Palmer mori vendin e dytë, duke fituar 40 milionë dollarë në sajë të shitjeve të pijeve dhe veshjeve të markës që kishte krijuar.
Charles Schulz i famshëm për karikaturat e tij renditet i treti në listë, duke fituar 38 milionë dollarë në 12 muaj.
Elvis Presley dhe Bob Marley pasojnë më pas në vendet 4 dhe 5, duke fituar 35 milionë dhe 23 milionë dollarë.
Të famshëm të tjerë të vdekur që fitojnë më së shumti janë: Elizabeth Taylor, Albert Ajnshtajni, The Prince dhe David Bowie.
Kjo është lista e 13 personave të vdekur, që vazhdojnë të fitojnë më së shumti:
1. Michael Jackson, muzikant, vdiq 2009: 75 milionë dollarë
2. Arnold Palmer, lojtar golfi, vdiq 2016 – 40 milionë dollarë
3. Charles Schulz, karikaturist, vdiq 2000 – 38 milionë dollarë
4. Elvis Presley, muzikant, vdiq 1977 – 35 milionë dollarë
5. Bob Marley, muzikant, vdiq 1998- 23 milionë dollarë
6. Tom Petty, muzikant, vdiq 2017 – 20 milionë dollarë
7. The Prince, muzikant, vdiq 2016 – 18 milionë dollarë
8. Dr Seuss, autor, vdiq 1991 – 16 milionë dollarë
9. John Lennon, muzikant, vdiq 1980 – 12 milionë dollarë
10. Albert Einstein, fizikan, vdiq në vitin 1955 – 10 milionë dollarë
11. David Boëie, muzikant, vdiq 2016 – 9.5 milionë dollarë
12. Elizabeth Taylor, aktore, vdiq 2011 – 8 milionë dollarë
13. Bettie Paige, model, vdiq 2008 – 7.5 milionë dollarë.





/Bob-Marley-5899213a3df78caebc04f6b9.jpg)
