• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EDHE PSE NUMRI I RASTEVE ME COVID PO RRITET/ Italia nuk planifikon vendosjen e një karantine të dytë
Home
Nderkombetare

EDHE PSE NUMRI I RASTEVE ME COVID PO RRITET/ Italia nuk planifikon vendosjen e një karantine të dytë

23 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria italiane nuk po shqyrton vendosjen e një karantine të radhës në vend, pavarësisht një rritje të qëndrueshme të rasteve me Covid-19 gjatë muajit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë Roberto Speranza.

Italia, një nga vendet më të goditura në Evropë me më shumë se 35,000 vdekje, raportoi 1.071 raste të reja me Covid-19 në shtunën, duke tejkaluar 1.000 raste në ditë për herë të parë pasi qeveria lehtësoi masat shtrënguese dhe hoqi karantinën.

“Ne nuk do të kemi një karantinë të re,” tha Speranza për të përditshmen La Stampa të dielën, duke shtuar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me atë të shkurtit dhe marsit, kur sëmundja po përhapej jashtë kontrollit.

“Jam optimist, edhe pse i matur. Shërbimi ynë shëndetësor kombëtar është bërë shumë më i fortë,” deklaroi ai.

Speranza shtoi se Italia ka dyfishuar numrin e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.

Në një intervistë për gazetën Corriere della Sera, nënsekretarja e Shëndetësisë Sandra Zampa tha se ajo ishte e bindur që Italia nuk do të vendoste një karantinë mbarëkombëtare, por nuk përjashtoi kufizime në territoret në vendet ku ka rritje të rasteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Trajneri i klubit të Serisë A me Covid-19, bën pjesë në grupin e njerëzve më të rrezikuar
Previous article "ISHE TI QË MË DHE..."/ Stresi kujton ndihmën që i dha Flori dhe e uron me këto fjalë për ditëlindje (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT