• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EDHE PËR TË VAJTUR NË TROPOJË PAGUAJA…”/ Historia e 27 vjeçarit që nuk besonte te vaksina, sot mori dozën e dytë
Home
Intervista

“EDHE PËR TË VAJTUR NË TROPOJË PAGUAJA…”/ Historia e 27 vjeçarit që nuk besonte te vaksina, sot mori dozën e dytë

9 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Ky është Dritan Kolgjini, një 27 vjeçar, që prej 5 vjetësh punon si udhërrëfyes turistik.

Dikur mosbesues ndaj vaksinimit, sot ai sapo doli nga qendra e vaksinimit, pasi kreu dozën e dytë.

“M’u desh një vit gati, për t’u bindur, që të bëja vaksinën. Paqartësitë ishin shumë të mëdha e po aq i madh dhe ngurrimi. Mediat sociale dhe teoritë konspiracioniste bënin të vetën. Por për hir të shëndetit të prindërve të mi, të miqve, të punës që unë kryej, ku jam gjithë kohën me njerëz, u binda ta bëj vaksinën. Në familjen time janë të gjithë të vaksinuar. Prindërit e kaluan Covidin dhe duke patur frikën e një riinfektimi i bëra vaksinat. Kemi të njohur e miq që kanë qenë të vaksinuar dhe janë infektuar, por e kanë kaluar lehtë sëmundjen. Sot bëra Pfizer pasi lexova për të dhe krijova bindjen se nuk ka pasoja.

Vjet vetëm për të shkuar në Bajram Curri, kur kaloje nga Kosova, duhej tampon. Për të shkuar në Greqi, Maqedoni, Kosovë isha gati të paguaja tamponë që shkonin nga 15 euro ose 20 mijë lekë të vjetra secila. Kam harxhuar rreth 200 euro për të udhëtuar vjet.

Presion për të bërë vaksinën kam patur mbi të gjitha nga vetja ime, pasi doja të ruaja gjithë njerëzit e dashur që më rrethojnë dhe ata me të cilët punoj. Miqtë e mi që ngurrojnë si unë dikur, mundohem t’i bind, se vaksinimi do t’i japë fund kësaj luftë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOJA QË TRONDITI BOTËN/ Zbulohet se çfarë ka ndodhur me fatin e foshnjes që iu dorëzua ushtarit nga familja afgane
Previous article PUBLIKON PAMJET/ Basha: Berisha urdhëroi mercenarët që të godasin selinë e PD-së (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT