Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar për të miratuar statutin e ri të kësaj force politike.
Më shumë se 7500 anëtarë janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve ku pas fjalimeve të rastit do të votohet statuti i ri.
Të pranishëm janë gjithashtu edhe aleatët e PD-së në opozitë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.
Ngrihet komisioni i administrimit të votimit
Në nisje të punimeve të Kuvendit, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njoftoi se komisioni i votimit në Kuvendin Kombëtar do të drejtohet nga Jemin Gjana dhe anëtarë do të jenë edhe Albana Vokshi dhe Belind Këllici.
AXHENDA
- Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
- Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
- Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
- Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
- Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
- Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Ne fund flet kryetari i PD Basha
Pas fjalimeve Arben Ristani sekretar i pergjithshem prezanto stautin e ri dhe pastaj nisin dikutimet mbi te


