Një fluturim për Tokio me modelen Chrissy Teigen dhe burrib e saj muzikant John Legend u kthyen përsëri në LA pasi dikush thuhet se hipi gabimisht në avion.
Sipas Teigen, pasagjerja hipi në aeroportin LAX me një biletë për një linjë ajrore tjetër, edhe pse kjo nuk u konfirmua nga autoritetet.
Aeroplani u kthye pas katër orësh në fluturim, mbi Oqeanin Paqësor.
Linja ajrore, All Nippon Airways (ANA), tha vetëm se kishte pasur një problem me “marrëveshjen e fluturimit” të një klienti.
Adonis Cutchlow, nga Policia e LAX, tha për LA Times se nuk kishte pasur veprimtari kriminale ose të paligjshme në aeroplan dhe nuk ishte e qartë se pse ishte kthyer.
‘Shumë pyetje’
Aeroplani duhet të kishte fluturuar 11 orë në Tokio. Në vend të kësaj, udhëtarët kaluan tetë orë në ajër vetëm për t’u kthyer përsëri në të njëjtin aeroport.
Sipas një serie të tweets postuar nga Teigen për 9,2 milionë pasuesit e saj nga aeroplani, pasagjer në fjalë hipi në fluturimin ANA me një biletë nga United Airlines.
Rreth gjashtë orë pas fluturimit të parë u ulën, Teigen raportoi se do hypnin më në fund në një aeroplan tjetër.
Përgatiti: AlpeNews.al