• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Edhe Ivanka Trump nën hetim për lidhje me RUSINË. Biseda saj në ashensor me…
Home
Nderkombetare

Edhe Ivanka Trump nën hetim për lidhje me RUSINË. Biseda saj në ashensor me…

7 January, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan po hetohet nga ekipi i prokurorit special Robert Mueller, që po heton lidhjet e ekipit të fushatës së Trump me rusët. Konkretisht ajo po hetohet lidhur me një bisedë që ka zhvilluar në ashensor me disa zyrtarë afër Kremlinit, të cilët janë takuar me vëllain dhe bashkëshortin e Ivankës.

Lajmi është bërë publik nga “Los Angeles Times”.Mueller dhe ekipi e tij, sipas gazetës, po shqyrtojnë rolin e luajtur në këtë çështje nga vajza më e madhe e presidentit, e cila më 9 qershor 2016 do të kishte shkëmbyer disa fjalë me dy rusë që largoheshin nga Trump Toëer në Manhatan, pas takimit me vëllain e saj Trump Jr, bashkëshortin Jared Kushner dhe drejtuesin e atëhershëm të fushatës zgjedhore, Paul Manafort.Me sa duket, Ivanka Trump nuk mori pjesë në takimin me rusët, por bisedoi për pak kohë derisa ishte në ashensor me avokaten që ka lidhje me Kremlinin Natalia Veselnitskaia, dhe me lobistin Rinat Akhmetshin ndërsa po dilnin nga qiellgërvishtësja e babait të saj. Sipas“Los Angeles Times”, mes tyre ka pasur thjeshtë përshëndetje.

Hetuesit, megjithatë, kanë ndërmend të dinë çdo kontakt që vizitorët rusë kishin me familjen Trump dhe me të gjithë njerëzit në rrethin e presidentit amerikan.Siç raportohet nga gazeta kaliforniane, prokurori special Mueller dëshiron të dëgjojë të paktën një nga pjesëmarrësit në takimin në qershor 2016 për të kuptuar se përse Trump fillimisht tha menjëherë se takimi u mbajt për të folur për rihapjen e birësimeve të fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë, praktika u ndërpre gjatë fazës përfundimtare të administratës së Obamës, dhe nuk konfirmoi ofertën e marrë nga avokati rus për të siguruar materiale për të dëmtuar fushatën presidenciale të Hillary Clinton.Për avokatët mbrojtës, hetuesit po punojnë rreth mundësisë që Trump ka penguar drejtësinë se sa për lidhjet me rusët. Ekipi i Mueller ka synim që të zbulojë nëse dikush në skuadrën e presidentit amerikan ka gënjyer hetuesit apo vetë kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) ​Suarez tejkalon Eto’o, sulmuesi i shtatë në histori të Barcelonës
Previous article Policët më "idiotë" që keni parë! Me këto gafa do mbani barkun me dorë! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT