• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EDHE FOSHNJAT E NDJENË TËRMETIN/  Metoda e kangurit që hodhi pas tmerrin në maternitet
Home
Sociale

EDHE FOSHNJAT E NDJENË TËRMETIN/ Metoda e kangurit që hodhi pas tmerrin në maternitet

4 December, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Një situatë e frikshme është përjetuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë në momentin e tërmetit të 26 nëntorit, ku veç lëkundjeve të forta, për pak sekonda kanë ikur edhe dritat duke e bërë edhe më të tmerrshme përjetimin. Dy nga infermieret që kanë qenë pranë bebe treguan në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, se edhe foshnjat e kanë ndjerë tërmetin, pasi atë ditë kanë qarë më shumë se çdo herë tjetër.

“Bebat atë natë kanë qenë të gjithë të axhituar, qanin më shumë se herët e tjera. kur ndodhi tërmeti, thamë e paskan ndjerë“, u shpreh Daniela Bushi, infermiere.

Sapo kanë kaluar panikun e lëkundjeve, infermierit kanë shkuar menjëherë pranë bebeve ku disa prej tyre kishin dalë nga inkubatori.

“Ishte e tmerrshme, aparaturat u çakorduan, inkubatorët u kthyen nga lëvizja. Ishte frika për bebet. Mezi kemi mbledhur veten. shyqyr zotit bebat ishin shumë mirë, kemi beba nga 600 gramë deri në 3 kilogramë. Shumë pak i kishim jashtë inkubatorit, disa i pamë jashtë të kthyer, dhe u tmerruam”, thotë Fatjona Malo, infermiere në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Më tej vëmendja e tyre është përqendruar tek nënat, për t’i qetësuar ato.

“Nënat ishin shumë të shqetësuara, që pas orës 3 e deri vonë kanë qenë afër bebeve të tyre. Ishte një situatë shumë e pasigurt që askush nuk e dinte se cfarë mund të ndodhte.  Përvec se duhet të qetësonim veten ishin edhe gratë që sapo kishin lindur që duhej ti qetësonim. kishim edhe ankthin e familjarëve tanë”, kujtojnë infermieret.

Në maternitetin Koço Gliozheni , stafi mendoi që bebet t’i lë pranë nënave, por edhe baballarëve që erdhën menjëherë pas tërmetit. Kontakti trup më trup përmes metodës së kangurit, ka qetësuar gjithçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTOJINI VËMENDJE/ Kalimi tek alternativa pa tym “ndihmon zemrat e duhanpirësve”
Previous article ASTRIT PATOZI/ Një ''tërmet'' që mund ta kishim evituar

k.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT