Torta e ditëlindjes i kushtoi shtrenjtë një shqiptari në Itali. Siç shkruajnë mediat italiane, seksionit të antidrogës në policinë e Teramos, nuk i shpëtoi një tortë e ekspozuar në xhamin e një pastiçerie, e dekoruar në një mënyrë të pazakontë.
Mbi tortë kishte pluhur që simbolizonte konsumimin kokainës, ndërsa rreth saj, kartomonedha 500 euroshe dhe një urim në gjuhën shqipe: “Edhe 100 Biphe” (thitje).
Për policët torta ishte manueli perfekt i shpërndarësve.
Në një kohë fare të shkurtër investiguesit zbuluan edhe në adresë të kujt do bëhej dërgesa e tortës.
Bëhej fjalë për një shqiptar nën arrest shtëpie, i cili mbeti i suprizuar, gjatë festës së ditëlindjes me vizitën e antidrogës. Ai ishte nën shoqërinë e disa personave jo të familjes, por me preçedentë penalë si shpërndarës të lëndëve narkotike. Ndërkaq shtetasi në fjalë u ndjek penalisht për shkelje të arrestit të shtëpisë.


