Kryeministri, Edi Rama ka bërë një urim ditëlindje për kryeinfermieren e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid-1, Merita Sefa, e cila po shërben në vijën e parë të betejës me Covid-19.
Por pavarësisht ditë feste për të, ajo po e kalon këtë ditë në infektiv dhe një urim special nuk ka munguar as nga kreu i Qeverisë.
“Edhe 100 Merita!
Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik.
Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19” shkruan Rama në postimin e tij.


