Një shtetas shqiptar, me banim në kryeqytet është kapur nga Policia e Tiranës në flagrancë teksa po konsumonte lëndë narkotike (hashash) dhe kishte me vete edhe disa doza të tjera për shitje.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sali Butka”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1.1 gram, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.


