Udhëtoi me traget deri në Durrës me automjet të vjedhur. Ky është konstatimi i Policisë Kufitare të Durrësit teksa një shtetasi shqiptar, i moshës 44 vjeç i ka sekuestruar automjetin.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.K, 44 vjeç, rezident në Gjermani, pasi gjatë kontrollit dhe verifikimit në Pikën e Kalimit Kufitar Port-Durrës, mjeti tip “Porshe”, me të cilin ky i fundit udhëtonte, rezultoi i vjedhur në Gjermani. Mjeti u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.


