• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ECA SHPEJT”/ Ben Blushi me 144 km në orë, policia e gjobit me 300 mijë lekë
Home
Aktualitet
Kronikë

“ECA SHPEJT”/ Ben Blushi me 144 km në orë, policia e gjobit me 300 mijë lekë

25 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ben Blushi është gjobitur nga Policia, me një gjobë të majme. Kjo, pasi ai është kapur duke udhëtuar me gati 150 km në orë, në një zonë që shpejtësia e lejuar ishte 90 km në orë.

‘Me date 24.11.2023, nga Seksioni i Sigurisë se Autostradës Milot-Morine, ne KM 113.7, te autostradës Milot-Morine, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë, nga shpejtësimatësi është konstatuar automjeti me targe AA 876 UA, i cili po udhëtonte ne shpejtësi 144 km/orë. Pasi është ndaluar dhe i është komunikuar kundërvajtja administrative, drejtuesi i automjetit me targe AA 876 UA, shtetasi Ben Blushi, referuar nenit 127 pika 3.1, e Kodit Rrugor, ka dhënë pëlqimin për pagesën e një shume qe është sa dyfishi i maksimumit te masës administrative te parashikuar për normën e shkelur, konkretisht 30 000 lek te rinj si dhe masën plotësuese te zbritjes 5 pike nga leja e drejtimit.’- njofton policia.
Gjobën e ka konfirmuar edhe vetë Blushi në një postim në rrjetet sociale! Por shpejtësi të lartë është ndaluar edhe në Kosovë, pasi ishte me 129 km në or, ku shpejtësia e lejuar ishte 110. Sipas tij atje nuk e gjobitën me para, por e shleu gjobën me 2 libra të tij.‘Ku ndryshon Shqipëria me Kosovën! Sot shkova në Prishtinë. Kalova Kukësin. Më ndalon policia. Maste shpejtësinë. Me radar. Isha me 144 km në orë. Shpejtësia e lejuar ishte 60 km. Më vunë gjobë. 300 mijë lekë. Të vjetra. Pse kaq shumë? Ne vëmë shumë gjoba. Sa shumë. I vumë dhe atij. Kujt? Baton Haxhiut. Sa i vutë? 40 mijë. Të vjetra. Pse kaq pak? Na erdhi keq. Mora fletën e gjobës. U futa në makinë. Filloi shiu. U nisa. Kalova Prizrenin. Më ndalojnë prapë. Policia e Kosovës. Kishin radar. Isha me 129 km në orë. Lejohej 110. Polici afrohet. Hapa xhamin. Më kërkoi patentën. Ia dhashë. Shkoi te makina e tij. Policja tjetër ishte bjonde. Verifikuan patentën time. U kthye te unë. Më tha. Më jep një libër. Dola nga makina. Hapa bagazhin. Mora dy libra. Romanin “KOMPLOTI”. Nënshkrova dy autografe. Një për policin. Tjetrën për policen. Frynte erë. Rregullova flokët. U nisa. Arrita në Prishtinë. Kisha 300 mijë lekë më pak. Asnjë libër. Mbarova punë. U ula për drekë. Hëngra dy supa. Me perime. Ishin të nxehta. U ktheva. Nuk frynte më erë. Nuk binte shi. Nuk kishte polici. Eca shpejt. Asnjë gjobë. Arrita në Tiranë. Qesha shumë.’- shkruan Ben Blushi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PORTUGALA, ITALIA E ZVICRA/ Yjet kuqezi shprehin dëshirat në Podkastin e Ramës, rrëfejnë prapaskenat në Kombëtare
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Zjarr në katin e 5-të të një pallati në rrugën 'Ferit Xhajko', ndërron jetë 57-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze Aktualitet

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT