Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shpërthimi i Ebola në Republikën Demokratike të Kongos mund të përkeqësohet shpejt për shkak të sulmeve nga grupet e armatosura, rezistencën e komunitetit dhe përhapjen gjeografike të sëmundjes.
“Ne jemi tani shumë të shqetësuar se disa faktorë mund të vijnë së bashku gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm për të krijuar një stuhi të përsosur”, tha kreu i përgjigjes emergjente të OBSH-së, Peter Salama në një konferencë shtypi në Gjenevë të martën.
Ebola ka marrë 100 jetë që kur shpërthimi vdekjeprurës i virusit filloi gati dy muaj më parë në pjesën veriore të Kivu, një rajon kufitar veri-lindor, ku veprojnë më shumë se 100 grupe të armatosura.
21 vetë vdiqën në një sulm nga rebelët e Forcave Demokratike Aleate në qytetin e Beni të shtunën, grupet e komunitetit kërkuan ditë zie dhe protesta që pritet të zgjasin të paktën deri të premten.
Si rezultat, shpërthimi është përhapur në një rajon më të gjerë duke përfshirë një zonë që kufizon Ugandën. Mundësia e përhapjes ndërkufitare të Ebola është rritur dhe Uganda “po përballet me një kërcënim të menjëhershëm.


