• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EasyJet” NIS FLUTURIMET NË NËNTOR/ Nga Gjeneva dhe Milano drejt Tiranës me çmime të ulëta
Home
Destinacione

“EasyJet” NIS FLUTURIMET NË NËNTOR/ Nga Gjeneva dhe Milano drejt Tiranës me çmime të ulëta

16 August, 2019 F.autor Destinacione

Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që puna apo lidhjet familjare i bëjnë të udhëtojnë shpesh drejt Zvicrës apo Milanos, sikundër edhe për të gjithë ata vizitorë që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri. Kompania ajrore me kosto të ulët EasyJet do të nisë fluturimet direkte nga aeroporti i Gjenevës drejt Aeroportit ndërkombëtar  “Nënë Tereza”dhe anasjelltas duke nisur nga 28 nëntori.

Duket se kompania ka menduar edhe për të përkuar nisjen e fluturimeve me Tiranën me ditën e festës sonë Kombëtare, 28 Nëntorit.  Nga orari i fluturimeve, duket se kompania me kosto të ulët, “EasyJet” ka menduar të ketë tre fluturime në javë, e martë, e shtunë dhe e diel, dhe rezervimet janë të hapura nga 5 nëntori 2019 deri më 28 mars 2020.

Ashtu si tregohet nga oraret e fluturimit të kësaj kompanie fluturimi i parë është parashikuar për më 28 nëntor, dhe rezervimet nisin nga 52.95 franga zvicerane apo 17. 09 euro për të rritur dhe fëmijë.

Kompania me kosto të ulët, “EasyJet” do të nisë fluturimet edhe nga aeroporti i Malpensës drejt kryeqytetit shqiptar, Tiranës , më 28 nëntor.  Fluturimet do të operohen dy herë në javë, të enjteve dhe të dielave dhe biletat janë tashmë për shitje.

Të dhënat e vitit të shkuar nga aeroporti i Gjenevës tregojnë se kompania  “EasyJet” me kosto të ulët ka numrin më të lartë të pasagjerëve. Kompania  është në krye të me 45.0% të pasagjerëve në aeroportin e Gjenevës.

Easyjet tashmë ka projektuar destinacionin e ri dimëror sezonal drejt Tiranës. Nisja e fluturimeve për në Tiranë është një sinjal i mirë për hapjen e tregut edhe me vendin tonë, për shkak të rritjes së kërkesës për udhëtime për dhe nga Tirana. /ATSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''KLUBI I FEMRAVE PA SYTJENA''/ Halle Berry publikon foton e nxehtë për 53-vjetorin e saj (FOTO)
Previous article TRENDET E KËTIJ VITI/ Ja fustanet që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj (FOTO)

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT