Prestigjozja “DailyMail” ka publikuar sot detaje të reja nga zhdukja e aktores Hollivudiane Naya Rivera dhe djalit të saj, duke na sjellë pamjet në momentin kur ata hypin në varkë dhe lundrojnë në liqen.
Në varkën e gjetur në liqen është gjetur vetëm djali i aktores ndërsa trupi i saj nuk është gjetur akoma, shkruan AlpeNews.al
Pjesë nga artikulli i “DailyMail” për ngjarjen:
“Autoritetet në kërkim të aktores Glee Naya Rivera kanë publikuar pamjet të nënës dhe djalit të saj Josey që mbërritën në Liqenin e Pirut dhe hipnin në barkën e tyre të vogël, e cila përfundimisht do të gjendej vetëm me djalin e ri.
Departamenti i Sherifit të Ventura lëshoi pamjet të enjten, duke treguar se 33-vjeçari dhe djali i saj katër vjeçar mbërrijnë në liqen të Mërkurën.
Rivera dyshohet se ka vdekur pasi ka hyrë në ujë për të notuar, por aktorja nuk arriti të rishfaqet, duke e lënë Josey duke fjetur në varkën me jelekun e shpëtimit.
Gjatë natës kërkimet për gjetjen e aktores kanë ndaluar pasi në errësirë është shumë e vështirë për të kërkuar.
Josey katër vjeçar ndërkohë është kthyer në familjen e tij dhe është fotografuar dje në krahët e babait të tij, ish-burrit të Rivera, Ryan Dorsey.
Një varkë patrullimi në bregun e Liqenit Piru në ditën e dytë të kërkimit për Naya Rivera, e cila u pa për herë të fundit të mërkurën duke marrë me qira një varkë pontoon me djalin e saj katër vjeçar Josey.
Kërkimit për gjetjen e aktores i janë shtuar edhe dy kërkues nga Shoqatra e qenve në Kaliforni, për gjejen e trupit të aktores.
Për kërkimin e yllin Glee janë përfshirë edhe helikopterë nga zyra e Sherifit dhe Rojet bregdetare, si dhe ekipe të shumta zhytëse që veprojnë nga gjashtë varka.
Përktheu AlpeNews.al