• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E ZGJUAM BABAIN SEPSE DONIM TA SHIKONIM KUR TA VRISNIM”/ Zetaje të tjera nga dëshmia e Hygerta Metës
Home
Breaking News

“E ZGJUAM BABAIN SEPSE DONIM TA SHIKONIM KUR TA VRISNIM”/ Zetaje të tjera nga dëshmia e Hygerta Metës

6 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen pjesë të papublikuara nga dëshmia e Hygerta Metës para grupit hetimor, e cila së bashku me dy vëllezërit e saj akuzohen se vranë babain Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur në Shënavlash të Durrësit më 10 Shkurt 2024.

I ftuar në emisionin Uniko, gazetari Eni Ferhati ka treguar se plani për vrasjen e Pëllumb Metës ishte thurrur nga fëmijët e tij që në muajin Dhjetor 2023.

Madje, në një nga variantet e ndryshuara disa herë të dëshmisë së Hygertës, kjo e fundit ka thënë se para se i vëllai Hyseni të vriste babain, këtë të fundit e zgjuan nga gjumi sepse donin ta shikonin kur i merrnin jetën.

“Në dëshminë e Hygertës që nuk është pasqyruar në materialin që ne kemi lexuar së bashku sa i përkon materialit që ka shkuar në gjykatë për masat e sigurisë, në një moment madje në deklarimin e saj të dytë, ku Hygerta hoqi dorë nga autorësia e vrasjes së babait, ajo ka thënë që Hyseni e ka zgjuar babain sepse viktima ka qenë në një moment dremitje, sepse “donte dhe donim që ta shikonim kur ta vrisnim”.

Edhe këto janë deklarime shumë shqetësuese që kanë shtangur dhe vetë grupin hetimor”, tha ndër të tjera gazetari .

Ky i fundit thekson se motivi për këtë ngjarje të rëndë duhet të jetë shumë i fortë, por mbetet ende enigmë, sepse edhe pista e shkuesisë për Hygertën nuk është shumë e besueshme tashmë për grupin hetimor.

Policia po verifikon gjithashtu edhe rolin e bashkëshortes së viktimës, e cila është me detyrim paraqitje dhe po hetohet në gjendje të lirë, kurse 3 fëmijët; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo Meta janë nën masë sigurie arrest në burg për vrasjen e babait.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'QËNDROJ DOT NË KËMBË..."/ Dëshmia e babait të Elia Zaharias kundër Princit: Më ka dhunuar, është dy metra i gjatë
Previous article "NDËRRO RRUGË KUR TË MË SHOHËSH"/ Zbardhet dëshmia e Lekës: Ish-vjehrri më qëlloi me statujë. Më grisi xhupin…

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT