• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E VRAVA UNË MË KISHTE BORXH…”/ Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar në Torino, i riu i pranon krimin e rëndë
Home
Breaking News

“E VRAVA UNË MË KISHTE BORXH…”/ Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar në Torino, i riu i pranon krimin e rëndë

9 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

30-vjeçari, me banim në Mathi, i cili u ndalua nga karabinierët me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e Fatmir Ara, 43- vjeçarit kontraktor ndërtimi, ka pranuar vrasjen.

Madje në dëshminë e gjatë të ridhënë për prokuroren e çështjes ai ka dhënë edhe një version që në fakt ende nuk dihet nëse e bind grupin hetimor. Sipas të dhënave që vijnë nga mediat italiane, bëhet me dije se ai ka dëshmuar se: “Po, unë e vrava! Ai më rrihte sa herë që unë i kërkoja borxhin që më kishte”! Ndonëse Prokuroria dhe Policia nuk kanë futur në dyshimet e tyre për asnjë moment sherr borxhesh të viktimës, për shkak se ai ishte një sipërmarrës i njohur në zonë, sërish e dyshojnë motivin për të cilin ka folur i prangosuri i tyre e për këtë shkak ata nuk ia kanë publikuar ende emrin.

Gjatë seancave të gjata të marrjes në pyetje është kërkuar me këmbëngulje të mësohen edhe personat e tjerë që kanë marrë pjesë në krim, pasi Policia dhe Prokuroria vijojnë të besojnë se kanë qenë të paktën 3 persona në vrasje.

DËSHMIA

I riu nga Mathi ka mohuar të ketë pasur persona të tjerë në torturimin dhe vrasjen e shqiptarit, baba të dy fëmijëve. Ai iu ka treguar ekspertëve se bëhet fjalë për një borxh që viktima i kishte prej kohësh italianit, por pa treguar rrethanat në të cilën kishin hyrë në këtë marrëdhënie shqiptari dhe ky person. Duke qenë se ai ka saktësuar vendin ku kishte hedhur telefonin e Arës, dorashkat që kishte përdorur në krim, si dhe armën e zjarrit me të cilën i ka marrë jetën, italiani i prangosur ka pretenduar se do ta mbyllë me aq versionin e mirëmenduar të tij në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur gjithë qytezën.

Por përkundur rrëfimit të tij, janë edhe rrëfimet dhe të dhënat që kanë ardhur nga personat e tjerë që kanë lidhje me viktimën, dëshmi që në fakt kanë çuar grupin hetimor në dyshime mbi vërtetësinë e versionit të vrasësit italian. Mirëpo mësohet se ende po punohet mbi pamjet filmike të sekuestruara për të bërë të mundur të kuptohet numri i personave që kanë marrë pjesë ë vrasje, pasi ka dyshime të arsyeshme që bëhet fjalë për prishje pazaresh dhe jo çështje borxhi siç pretendon italiani-autor.

ARRESTIMI

Fatmir Ara u gjet i vdekur të shtunën e kaluar në fshatin San Carlo. Canavese. Pas një marrje të gjatë në pyetje, i dyshuari, siç sqarohet nga vetë karabinierët, ka modifikuar disa herë versionin e tij përpara hetuesve dhe prokurores Elena Parato derisa ka pranuar vrasjen, duke dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma. Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VETËM DY MUAJT E FUNDIT 30 MILIONË EURO TENDERA"/ Denoncimi i gazetarit: Blendi Gonxhe po shpenzon më shumë para...
Previous article ÇMENDET RRJETI/ Era Istrefi dhe Don Xhoni kapen mat në orët e vona

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT