• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E VRAU BABAI/ I jepet lamtumira e fundit Sabrinës.Në ceremoni asnjë fjalë për të atin, u kujtua vetëm…
Home
Breaking News

E VRAU BABAI/ I jepet lamtumira e fundit Sabrinës.Në ceremoni asnjë fjalë për të atin, u kujtua vetëm…

8 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sabrina Lekajt, e vrarë dy javë më parë nga babai i saj, i është dhënë lamtumira e fundit. Funerali i 20- vjeçares u mbajt dje në Flinders Park të Australisë.

Rreth 300 njerez nga Shqipëria kanë marrë pjesë në ceremoni, ndërsa vëllai i saj i vogël dhe nëna mbajtën fjalim për të dashurën e tyre që nuk jeton më.

“Sabrina ka ndikuar në çdo gjë që kam bërë, nuk do ta harroj kurrë. Ajo shkëlqente në çdo gjë që bënte”, u shpreh 11-vjeçari, Pirro Lekaj. Studentja për Mjekësi u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj brenda në makinë, rreth 250 metra larg banesës së tyre. Ngjarja e ndodhur më 22 korrik, tronditi mbarë opinionin publik në Australi.

Nëna e 20- vjeçares, Romina Lekaj, në fjalën e saj foli për vite të mrekullueshme të jetës me vajzën e saj të dashur. Babai i saj u gjet i plagosur rëndë po brenda në makinë në tentativë për të vrarë veten.

Por, gjatë ceremonisë emri i Petrit Lekajt, nuk u përmend aspak. Madje, nuk u fol as për tragjedi familjare, por vetëm për kohërat e bukura që kishin kaluar.

“Gjëja e fundit që më tha ishte ‘të dua, shihemi më vonë’”, u shpreh 11- vjeçari, ndërsa fshinte lotët. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe ka ndikuar që unë të bëhem më i mirë se ç’jam. Më ndihmonte me studimet që të bëhem i suksesshëm në jetë, sepse kjo ishte ajo që dëshironte edhe për veten e saj. Motra ime ishte shumë e dashur dhe kujdesej për mua, çdokund shkonim bashkë. Flisnim gjithmonë për çdo problem tonin”, vijoi i vogli i familjes Lekaj.

As rrethanat e vdekjes tragjike të Sabrinës nuk u thanë gjatë ceremonisë, ndërsa nëna e saj u kërkoi të pranishmëve që të kujtonin kohërat e bukura.

“Vajza ime e dashur, ti nuk na ke lënë, do të jesh gjithmonë këtu me ne. Ishe aq e bukur, aq e zgjuar dhe ke prekur kaq shumë njerëz. Jemi të pikëlluar nga humbja e Sabrinës, por ne duam që të kujtojmë kohët e bukura që kemi kaluar. Dua të kujtoj natën e parë që kaluam bashkë pasi të mora nga spitali. Dua të kujtoj ditën e parë kur të mora nga kopshti kur më the: Mos eja të më marrësh para orës 3. Dua të kujtoj të gjithë ditët e bukura, kujtimet e këndshme. Sot, është mundësia për t’i dhënë lamtumirë, por nuk do të ketë kurrë lamtumirë e dashur vajza ime, derisa ne të takohemi sërish bashkë. Do të mbaj gjithmonë në zemrën time”, u shpreh zonja Leskaj për vajzën e saj që nuk jeton më.

Sabrina ishte një prej nxënësve të shkëlqyera, me mesatare 9.9. Ajo gjithashtu ishte dhe një pianiste e talentuar. Pikërisht me një video ku shfaqej duke luajtur në piano, nisi dhe ceremonia mortore e saj. “Më kujtohet kur për herë të parë të dërgova në kursin e pianos dhe i the mësueses: A mund të vij dhe nesër? Më kujtohet diplomimi yt, kur kalove orë të tëra për të rregulluar flokët”, vijoi më tej Romina Lekaj.

Arkivoli i 20-vjeçares ishte në ngjyrë rozë, ndërsa në krye qëndronte një foto ku Sabrina shfaqej e buzëqeshur. Ndërsa arkivoli po dërgohej në varreza, ku do të prehet përgjithmonë, vëllai i saj i vogël lëshoi në qiell 20 tullumbace të bardha, aq sa ishte dhe mosha e Sabrinës. Petrit Lekaj, me origjinë nga Shkodra dhe prej vitesh emigrant në Australi, është akuzuar për vrasjen e së bijës. 49-vjeçari vijon të qëndrojë në spital, ku ruhet nga forcat e policisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE ËNDRRAT TUAJA..."/ Zoereport: Riviera Shqiptare të lë pa frymë
Previous article LËSHIMI I KUPONAVE/ Rama: Përmirësim i ndjeshëm, ata që luajnë me "zjarrin"...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT