• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E vranë tek hyrja e shkallës”/ Ish-këshilltari i Berishës kujton 97-ën dhe rrëqeth me POSTIMIN e tij
Home
Shqipëri

“E vranë tek hyrja e shkallës”/ Ish-këshilltari i Berishës kujton 97-ën dhe rrëqeth me POSTIMIN e tij

7 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish gazetari dhe ish këshilltari i Sali Berishës, Ilir Kadia në një postim në rrjetet sociale, kujton marsin e vitit të mbrapsht 1997, kur sipas tij “Shqipëria u çmend”!

Ai kujton një djalosh që i ka kërkuar ndihmë për të lidhur një kollare, teksa i dha lajmin e zi se shokun ia kishin vrarë.

“Ato ditë vrasjet ishin aq të shpeshta kudo! Por nga mjekra që dridhej ndjeva të më këputej loti i nxehtë që më dogji gishtat”.

POSTIMI I PLOTË

“Kollarja”.
Dielli shkëlqente por nuk ngrohte. Mua më dukej se dielli kish dhëmbë. Po rrija para morgut. Shoqëroja një mik gruaja e të cilit kish vrarë veten. Bëja shoferin. Ish mars i 97’ kur Shqipëria u çmend! Po tymosja cigaren e parë në jetë. Befas nga dera e morgut doli një djalë i ri tek rë 20-tat e erdh tek unë.

-O xhaxhi, di të lidhësh kollare?
Hodha cigaren dhe e shkela me këmbë. Hyra brenda. Në sallën akull të ftohtë djali më tregoi shokun e vet të cilit i kish veshur kostum të zi dhe një këmishë të bardhë. Më dha një kollare te re në dorë dhe po më shihte.Mblodha veten dhe bëra se dija si lidhej. Nuk kisha bërë ndonjëherë më parë. Në garderobë që nga dasma mbaja një kollare të lidhur që vetëm e shtrëngoja dhe liroja por nuk e zgjidhja se s’ dija ta bëja prapë.

E vranë tek hyrja e shkallës, tha djaloshi.

Unë nuk e pyeta si e qysh. Ato ditë vrasjet ishin aq të shpeshta kudo! Por nga mjekra që dridhej ndjeva të më këputej loti i nxehtë që më dogji gishtat. E sajova kollaren pa nyje dhe ja futa poshtë xhaketës. Atje, në gjoks i kish vrimat e plumbave me siguri, por unë nuk i pashë.

Djali që ma kërkoi këtë nder deshi të më paguajë.Ja zura dorën dhe ja mbajta shtrënguar sikur në grusht të kish trurin e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eriksen nderon me dygolësh Tottenhamin, Leicester nuk fiton në shtëpi
Previous article Juventus, Allegri shijon fitoren më të vështirë

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT