• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E VRANË DHE E HODHËN NË DET/ Pamje të reja kur Aleksandër Luca shkon në shtëpinë e studentes (VIDEO)
Home
Breaking News

E VRANË DHE E HODHËN NË DET/ Pamje të reja kur Aleksandër Luca shkon në shtëpinë e studentes (VIDEO)

5 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat greke kanë publikuar pamje të reja të kamerave të sigurisë kur shqiptari Aleksandër Luca shkon në banesën e studentes Eleni Topaloudi mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 para se kjo e fundit të dhunohej dhe të vritej.

Kamerat pranë shtëpisë së studentes në ishullin Rodos kanë filmuar momentin kur 20-vjeçari shqiptar, që ndodhet brenda kamionçinës së bardhë, shkon drejt banesës së 21-vjeçares me të cilën kishte lënë takim.

Ndërkohë, një tjetër kamera sigurie ka filmuar kamionçinën duke u larguar nga banesa e studentes rreth orës 02:00 të mëngjesit. Vihet re se në pjesën e karrocerisë duket diçka e shtrirë. E njëjta kamera ka filmuar më pas makinën që drejtohej nga Aleksandër Luca, ndërsa në karroceri nuk dallohej të kishte gjë.

 

20-vjeçari është i arrestuar së bashku me shokun e tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç si autorë të dyshuar të dhunimit, abuzimit seksual dhe vrasjes së studentes Eleni Topaloudi. Kjo e fundit ishte qëlluar disa herë me shufër hekuri në kokë në banesën e saj. Më pas, ishte lidhur nga këmbët dhe ishte hedhur në det. Trupi i pajetë u gjet të nesërmen. Ekspertiza konfirmoi se studentja kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes, që do të thotë se mund të ishte gjallë nëse do të ishte dërguar në spital, pavarësisht se kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë si pasojë e goditjeve me shufër hekuri.

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras kanë pranuar të dy përfshirjen në këtë krim të tmerrshëm. Por asnjë prej tyre nuk pranon fajësinë e vrasjes dhe zhdukjes së trupit. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për këtë pjesë. Shqiptari thotë se ishte shoku i tij grek që vendosi për ta hedhur trupin në det. Të njëjtën gjë deklaron edhe 21-vjeçari. Dy të rinjtë ndodhen në të njëjtën qeli në burgun e Grevenas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITJA NË TRU/ Ja cilat janë shenjat që keqkuptohen për...
Previous article SHIFRA PROGRESIVE/ "Windows 7 dhe 10" rrisin përqindjen në treg

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT