• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E veja e fituesit të Nobelit për Paqen, largohet nga Kina pas 8 vitesh arrest shtëpie
Home
Jetë

E veja e fituesit të Nobelit për Paqen, largohet nga Kina pas 8 vitesh arrest shtëpie

10 July, 2018 k.autor Jetë

Liu Xia, e veja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqen Liu Xiaobo, është larguar nga Pekini pas pothuajse tetë vitesh arrest shtëpie.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.

Liu Xiaobo vdiq nga kanceri i mushkërive korrikun e vitit të kaluar në një spital në Kinën verilindore, një muaj pasi i ishte dhënë lirim mjekësor pasi ishte dënuar me 11 vjet burg për “nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror”.

Gruaja e tij ka qenë në arrest shtëpiak që kur ai mori çmimin Nobel në vitin 2010 dhe iu ishte ndaluar që të largohej nga vendi, madje edhe për trajtim mjeksor.

Ajo u largua nga Kina të martën për në Berlin, Gjermani, raportoi vëllai i saj Liu Hui. urime të shumëfishta për CNN konfirmuan se Liu Xia ishte larguar nga vendi.

“Motra ime u nis sot nga Pekini. Ajo po fluturon drejt Evropës për të filluar sërish jetën e saj,”-tha Liu Hui. “Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që u kujdesën dhe e ndihmuan gjatë viteve. Gjithashtu lutem që prindërit tanë dhe kunati im do të vazhdojnë ta bekojnë atë. Shpresoj se jeta e saj tani e tutje të jetë e mbushur me paqe dhe lumturi.”

Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çunying tha në një konferencë të martën se Liu Xia ishte larguar nga vendi për të marrë trajtim mjekësor jashtë shtetit, sipas Reuters.

Lirimi i saj vjen disa ditë përpara përvjetorit të parë të vdekjes së burrit të saj dhe një ditë pasi kryeministri kinez Li Keqiang u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Monaco në ndjekje të talenteve, peshkon te Juventusi
Previous article Agnelli fluturon drejt Greqisë; a do të takohet me Cristiano Ronaldon?!

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT