• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E TURPSHME MOS I THUASH KOLEGUT GREK SE…”/ Kim Mehmeti nga Kuvendi me tone të ashpra për klasën politike: Vuçiç i dalë nga kapota e Millosheviçit
Home
Politikë

“E TURPSHME MOS I THUASH KOLEGUT GREK SE…”/ Kim Mehmeti nga Kuvendi me tone të ashpra për klasën politike: Vuçiç i dalë nga kapota e Millosheviçit

20 June, 2022 s.autor Politikë

Publicisti i njohur Kim Mehmeti ka folur me tone të ashpra dhe kritike ndaj klasës politike shqiptare. Në foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ku u zhvillua një aktivitet në kuadër të javës çame, Mehmeti u shpreh se ndihet keq kur dëgjon që në këtë foltore shpërndahen mesazhe grindjeje dhe jo bashkimi.

Sipas tij është e turpshme që të ulesh në një tryezë me Presidentin e Serbisë dhe të mos i thuash që nuk kam asnjë projekt me ty derisa të kërkosh falje.

Po ashtu Mehmeti u shpreh se Serbia po bën tregti me viktimat shqiptare, duke theksuar se ata e dinë ku ndodhet varret e shqiptareve të Kosovës, por nuk i tregojnë.

“Të heshtësh për gjenocidin cam, atë të Kosovës apo të Srebenicës tregon se cfarë njeriu je. Nuk i lejohet këtij tempulli, i lejohet një kafeneje. Si mund të lodhësh duke i numëruar varet e shqiptarëve. Duhet ti numërojmë deri në fund. Të tjerët vijnë i mbledhin eshtrat e ushtarëve të vet.

Serbia nuk i tregon ku janë varret masive. Ajo bën tregti me viktimat shqiptare. Prandaj them nuk është shqiptare, apo pak shqiptare. Është e turpshme. Të jesh burrë shtetas shqiptar dhe mos guxosh kolegut tënd grek ti thuash që pa cuar deri në fund çështjen çamë nuk mund të shkojmë me tej.

Është e turpshme të ulesh me Presidentin serb dhe mos ti thuash derisa të kërkosh falje unë nuk kam asnjë projekt me ty. Kur e di që ai është i dalë nga kapota e Milloshevicit”, the Mehmeti.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një aktivitetit të organizuar nga Kuvendi me rastin e javës çame.

PJESE NGA FJALA E KIM MEHMETIT

Unë shpesh herë jam ndjerë keq kur kam parë që kjo foltore shpërndan më shumë grindje sesa bashkim. Kur kam parë që shqiptari ja thotë shqiptarit atë që nuk ja thotë as një armik. Ato që i thotë shqiptari shqiptarit janë më të rënda

Unë jam ndjerë keq që nga kjo foltore nuk shpërndahet urtësia shqiptare që është deti pa fund, por shpërndahet marrëzia politike

unë nuk e kam kuptuar si njerëzit të cilët nga kjo foltore ju drejtohet nga kjo e huaj, që shqiptarët të jenë më të kujdesshëm ndaj atij sesa ndaj një shqiptari që vjen nga Kosova dhe tregon se varret e të parëve janë këtu dhe atje, kërkon vetëm një gjë që mos e bashkojnë Shqipërinë, projektet e Beogradit, po ta bashkojnë projektet e shqiptarisë.

Dmth ne përballemi me gjera absurdë.

Të dashur miq, jo vetëm kjo foltore, por të gjitha foltoret që ka shqiptaria mund të kuvendojnë për rrugët e të ardhmes

Ne nuk mund ta vëmë në diskutim tragjedi që na kanë ndodhur, apo të heshtim vetëm nga droja se do na hidhërohen fqinjët tanë. Në atë moment kur ne do i frigohemi ta themi zëshëm të vërtetat tona, në atë moment ne tregojmë çfarë shqiptarësh jemi, por edhe cfarë njerëzish jemi.

Të heshtësh për gjenocidin cam, atë të Kosovës apo të Srebenicës tregon se cfarë njeriu je. Nuk i lejohet këtij tempulli, i lejohet një kafeneje. Si mund të lodhësh duke i numëruar varet e shqiptarëve. Duhet ti numërojmë deri në fund. Të tjerët vijnë i mbledhin eshtrat e ushtarëve të vet.

Serbia nuk i tregon ku janë varret masive. Ajo bën tregti me viktimat shqiptare. Prandaj them nuk është shqiptare, apo pak shqiptare. Është e turpshme. Të jesh burrë shtetas shqiptar dhe mos guxosh kolegut tënd grek ti thuash që pa cuar deri në fund çështjen çamë nuk mund të shkojmë me tej.

Është e turpshme të ulesh me Presidentin serb dhe mos ti thuash derisa të kërkosh falje unë nuk kam asnjë projekt me ty. Kur e di që ai është i dalë nga kapota e Milloshevicit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO KA** PO"/ Ilir Shaqiri shpërthen ndaj Tan Bramës, ky i fundit publikon bisedën (FOTO)
Previous article VRASJA E ELENËS/ Policia gjeti njolla gjaku në shtëpinë e Martina Pattit, nëna e vogëlushes mbahet nën vëzhgim në qeli

s.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT