• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Zgjohet nga koma, por kupton se ka humbur të gjithë familjen nga koronavirusi
Home
Nderkombetare

E TRISHTË/ Zgjohet nga koma, por kupton se ka humbur të gjithë familjen nga koronavirusi

8 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kaloi javë të tëra në terapi intensive dhe më në fund e mposhti koronavirusin. Por kur u zgjua zbuloi se ishte i vetmi nga familja e tij që i kishte mbijetuar Covid-19. Kjo është historia e trishtë e një 43 vjeçari nga Edinburgu, të quajtur Scott Miller.

Nëna dhe bashkëjetuesi i saj, në fakt kishin ndërruar jetë ndërsa ai ishte ende në koma. Në një intervistë për BBC, burri tha se nuk duhet ta humbasësh kurrë kujdesin ndaj këtij virusi të pabesë.

Nëna e Scott, Norma ishte 76 vjeç dhe vdiq në të njëjtin spital ku ishte shtruar i biri.

“Kur unë isha në terapi intensive duke luftuar për jetën, nëna ime ishte në repartin e katit të poshtëm dhe po dilte nga spitali”, tregon 43-vjeçari. E njëjta gjë dhe për bashkëjetuesin e Normës, që jetonte në të njëjtën shtëpi me Scott, i cili ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare pasi kishte rënë në kontakt me virusin.

Gjithçka nisi më 21 mars kur Norma rezultoi e infektuar me koronavirus. Një javë më pas ishte radha e Scott. Sharlene Miller, kunata e 43-vjeçarit shprehet se mjekët i kishin thënë që ai nuk do të mund të jetonte.

“Nuk besoj se do ta përballonim dhe humbjen e Scott. Mbaj mend euforinë që na përfshiu në momentin kur i folëm dhe doli nga koma”, tregon gruaja.

Scott tashmë është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka ende të vështirë për të pranuar realitetin. “Kur u zgjova ndjeva një ndjenjë të çuditshme, sikur diçka i kishte ndodhur nënës time. Kur infermieri më tregoi për situatën u shokova. Ishte shumë e vështirë. Është e pabesueshme që ky virus i mori jetën dy njerëzve të mi të dashur”, shprehet me lot në sy 43 vjeçari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURIZMI BRENDSHËM DHE PANDEMIA/ Parlamenti europian: Nuk do të kompensojë ndalimin e turistëve nga jashtë
Previous article EKZEKUTIMI I REGIS RUNAJ/ Pamjet nga kërkimi i thikës në lumin Shkumbin (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT