Ish-moderatorja e sportit Viola Spiro ka humbur babain e saj, si pasojë e koronavirusit.
Babai i Violës ka qenë duke u kuruar në Turqi, pasi u infektua me Covid-19 dhe kishte edhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Sipas informacioneve për mediat, Rodolf Spiro ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare dy ditë më parë në Turqi. Varrimi i tij do të bëhet ditën e sotme në orën 15:00.


