• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Shpëtoi jetën e miliona foshnjave, ndërron jetë njeriu me “krah të artë”
Home
Jetë

E TRISHTË/ Shpëtoi jetën e miliona foshnjave, ndërron jetë njeriu me “krah të artë”

3 March, 2025 s.autor Jetë

Një nga dhuruesit më të njohur të gjakut në botë, plazma e të cilit shpëtoi 2.4 milionë bebe, ka ndërruar jetë.

James Harrison vdiq në gjumë në azilin ku ai qëndronte në New South Wales, Australi më 17 shkurt, ka deklaruar sot familja e tij. Ai ishte 88 vjeç, raporton BBC.

I njohur në Australi si njeriu me krah të artë, gjaku i Harrison përmbante një antitrup të rrallë, Anti-D që përdoret për të prodhuar barna për nënat shtatzënë, gjaku i të cilave mund të sulmojë foshnjat në barkun e tyre.
HFDN bën që rruazat e kuqe të gjakut të nënës mund të mos përshtaten me atë të bebes. Sistemi imunitar i nënës i sheh rruazat e kuqe të fetusit si kërcënim dhe prodhon antitrupa për t’i sulmuar. Kjo mund të dëmtojë rëndë fëmijën, të shkaktojë anemi të theksuar, mosfunksionim të zemrës e deri vdekjen.

Kryqi i Kuq australian i kushtoi homazhe të ndjerit dhe tha se ai ishte deklaruar si dhurues pasi kishte marrë transfuzione gjatë një ndërhyrjeje të ndërlikuar në kraharor kur ishte 14 vjeç.

Nuk është e qartë se përse gjaku i tij kishte kaq shumë Anti-D, por sipas disa raportimeve, mund të jetë e lidhur me transfuzionin e lartpërmendur të gjakut.

Në moshën 18-vjeçare ai nisi të dhuronte plazmën e gjakut dhe këtë vazhdoi ta bënte çdo dy javë deri në moshën 81-vjeçare. Në 2005, kishte vendosur një rekord botëror për plazmën e dhuruar, titull që e mbajti deri më 2022 kur u tejkalua nga një amerikan.

Vajza e tij, Tracey Mellowship u shpreh se i ati ishte “shumë krenar që kishte shpëtuar kaq shumë jetë, pa ndonjë shpenzim apo dhimbje. Ai thoshte se nuk të dhemb dhe se jeta që shpëton mund të ishte jotja”.

E bija dhe dy nipërit e tij kanë marrë gjithashtu injeksione të Anti-D.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË LIBRAZHD/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen! Mbrojtësja metalike futet mes për mes mjetit
Previous article NEGOCIATAT ME ALEATËT/ Tedi Blushi në selinë e PD, mesnata afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT