• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Nëna u VETËVAR në Gjermani. Dy FËMIJËT braktisen edhe nga babai: Jetojmë në mjerim dhe… (FOTO)
Home
Sociale

E TRISHTË/ Nëna u VETËVAR në Gjermani. Dy FËMIJËT braktisen edhe nga babai: Jetojmë në mjerim dhe… (FOTO)

15 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Tre të mitur nga Tepelena: Deni 5 vjeç, Jonela 3 vjeçe dhe Rafaela 11 muajshe pasi humbën nënën po braktisen edhe nga babi i tyre.
Drama e tre të vogëlusheve nisi më 17 gusht të vitit 2017, kur prindërve të tyre, Bledar dhe Elvana Nanaj, iu refuzua azili ekonomik pas tre vitesh emigrimi në Bon të Gjermanisë.

31-vjeçarja, e cila sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e tretë, Rafaelën, u zhyt në depresion. Duke mos e duruar dot idenë e riatdhesimit dhe kthimit në kushtet e vështira ku ata jetonin më parë në Tepelenë, ajo vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

38-vjecari, i detyruar nga rrethanat, pasi kryen të gjitha procedurat për të sjellë trupin e bashkëshortes në vendlindje, kthehet edhe vetë me tre fëmijët. Fillimisht janë të afërmit ata që e ndihmojnë për tu kujdesur për të miturit, sidomos për vajzën e sapolindur të cilën e mori nën përkujdesje nusja e kushëririt të tij, Merita Nanaj.

Megjithatë me kalimin e kohës kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte Bledari i përkeqësuan gjërat. Ai është i detyruar që t’i braktisë të tre fëmijët duke mos qenë në gjendje që t’i rrisë vetë.

“Jetojmë në mjerim dhe mungesa e ndihmës nga ana e shtetit është zero…Punë nuk ka, nuk di çfarë të bëj”, shprehet 38-vjeçari, që fillimisht do t’i duhet të çojë në brefotrof Rafaelën e vogël vetëm 11 muajshe. Por edhe dy të miturit e tjerë shumë shpejt kanë për të patur fatin e motrës së tyre.

“Jam i detyruar t’i lë, me mua po vuajnë për bukën e gojës. Ime shoqe e dinte këtë gjë ndaj edhe i dha fund jetës. Ajo shpëtoi, ndërsa unë?!”, shton mes lotësh Bledari i dorëzuar tashmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kufiri detar me Greqinë, Ilir Meta në takim me Sali Berishën, çfarë biseduan
Previous article Redia Hoxha feston ditëlindjen me një super festë dhe një tortë gjigande (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT