• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Nëna rrëfen tmerrin kur serbët i morën 3 djemtë e ia vranë: Kisha shtruar darkën, ikën pa ngrenë…
Home
Sociale

E TRISHTË/ Nëna rrëfen tmerrin kur serbët i morën 3 djemtë e ia vranë: Kisha shtruar darkën, ikën pa ngrenë…

27 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Gustin, Mikel dhe Fran Duzhmani janë tre vëllezërit të cilët lindën në datë të ndryshme, por të përbashkët kanë datën e vdekjes. Më 27 prill serbët ata i morën në shtëpi, gjatë kohës që nëna e tyre kishte shtruar sofrën për të ngrënë bukë. Nëna e tyre, e cila e ka peng se tre djemtë shkuan pa e ngrënë bukën, mori vesh pas 5 vitesh se ata preheshin në një varrezë masive dhe eshtrat e tyre tashmë prehen në fshatin Mejë të Gjakovës. Në këtë fshat, që nga 27 prilli i vitit 1999 ka hyrë në historinë më të re të shqiptarëve prehen eshtrat e 376 martirëve, myslimanë dhe të krishterë por të gjithë shqiptarë. Nëna e vëllezërve Duzhmani, Roza kujton me lot në sy për ditën kur policia serbe ia rrëmbeu djemtë e saj dhe nuk ia ktheu më.

 

 

Dhimbja e saj thotë të jetë më e madhe se nuk arritën ta hanë bukën që ua kishte gatuar. “Më datë 27 prill, na nuk kemi ditë asgjë, kemi qenë ka hamë, veç kur na kanë hyrë 7 a 8. Edhe tre djemtë m’i kanë marrë e na thanë mbas tri orësh i kthejmë. A ka ma vështirë oj motër, se me t’i marrë djemtë pa ngrënë e pa pirë. Nana po u dashke me jetu. I kam 8 nipa. Njëri ka qenë arsimtar. Ma zor nuk ka qysh me qenë”, thotë ajo mes lotësh. Dhuzhmani rrëfen sa e vështirë ishte dita kur e morën lajmin për bijtë e tyre, të cilët ishin masakruar aq keq sa që kishte qenë shumë e vështirë edhe të identifikoheshin.
“Ka shku baba i vet me i marrë e ka mbetur edhe vet. ‘Çka paskan pas bë’ tha, ‘veç do eshtra tha ishin, veç mirë që po i njoh teshat’. Të voglin nuk e kishin pas prish se e kishin shti serbët në frigorifer e më pak ishte prishë”, rrëfen ajo. Në Mejë pranë e pranë i kanë varret Bujar Shehu dhe Milan Marku, njëri mysliman e tjetri katolik. Meja është vendi i martirëve, familjarët e të cilëve kishin vendosur që t’i varrosnin së bashku më të dashurit e tyre në mënyrë që Kompleksi Memorial i Mejës të jetë pritë e përjetshme e pamposhtur për Serbinë.

Për të dëshmuar unitetin e shqiptarëve pavarësisht përkatësisë fetare dhe për të mos e ndarë nga shokët e rënë të birin e tyre Bujarin, familja Shehu nga Juniku, kishte vendosur që trupin e tij ta lenin të prehej në Mejë. Kështu nëna e Bujarit, Gjylë Shehu, çdo vit vjen nga Juniku në Mejë të Gjakovës për të nderuar kujtimin për të birin e rënë në lulen e rinisë, pak pa i mbushur 18 vjet. Ajo mes lotësh kujton ditën kur ushtria serbe ia mori të birin, për të cilin tregon se e kishin pritur për 6 muaj rresht me shpresën se do të kthehej.

Sado që mes pikëllimit të familjarëve për të rënët e më të dashurve të tyre ka dhe ndjenja krenarie për veprat madhështore të tyre, nëna Gjylë tregon se si i shoqi nuk kishte mundur t’i bënte ballë mërzisë, duke e lënë familjen 6 muaj pas varrosjes së të birit. “Atë ditë, valla ma kiamet nuk ka. Qashtu më. Veç kur ma kanë marrë e di. U tmerruam të tërë. U nisëm për Gjakovë, na ndalën këtu në Mejë, prit se po dalin, nuk dolën. Kur u kthyem nuk e gjetëm. Pas 6 muajsh e varrosëm”, kujton ajo.
Megjithëse përvjetorët e rënies së dëshmorëve janë të përvitshme, për familjarët këto ditë mbesin plot emocion, ashtu sikurse të kishte ndodhur sot. Të tillë e kujton atë ditë Marian Marku, vëllai i martirit Milan Marku, i cili thotë se megjithatë është fat që të rënët janë varrosur së bashku, duke mos u ndarë nga shokët e luftës, të krishterë e myslimanë.

“Njëjtë sikur atë ditë. Është e njëjta gjendje. Njerëz të vrarë pa kurrfarë faji, vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Fati më i madh është se siç janë vrarë bashkë edhe janë varrosur, të krishterë e muhamedanë, se shqiptarët janë vrarë ndër shekuj, por nuk janë varrosur në një vend”, u shpreh ai. Ushtria serbe nuk kishte zgjedhur mjet e as metodë për eliminimin dhe ekzekutimin e shqiptarëve, duke marrë peng e masakruar shumë të rinj, pleq, fëmijë e gra. Madje duke masakruar edhe familje. Me çmim shumë të madh e kishte paguar lirinë edhe familja Prelaj, me 9 djem e burra të vrarë e të masakruar në luftën e fundit në Kosovë. Ata ishin marrë peng mëngjesin e 27 prillit nga ushtria serbe, duke mos i kthyer më kurrë. Pal Prelaj rrëfen se sa e vështirë ishte gjithë ajo periudhë pritjeje për fatin e më të dashurve të tyre, duke mos i gjetur trupat e tyre tek në vitin 2003. “Në 99-ën, në mëngjes të asaj dite kanë hy forcat e Serbisë, policë e ushtarë serb, dhe kanë bërë masakra siç edhe po shihet. I kanë marrë djemtë, i kanë bashkuar, i kanë çu te pompa. Disa i kanë vra nëpër shtëpi e disa ku kanë mundur… Trupat e Sokolit dhe të tyre i kemi gjet kur kanë filluar kufomat me ardhur, se i kanë varrosur këtu e i kanë zhvarrosur për t’i dërguar në Batanicë”, tregoi ai. Sikur të mos mjaftonte kjo, familjet shqiptare ende përballen me barrën më të rëndë për më të dashurit e tyre, duke mos ditur ende për mbi 1600 të pagjetur. Meja është vendi ku loti dhe pikëllimi bashkohen për të krijuar një qëndresë, pritën e pamposhtur për Serbi, me 376 martirë shqiptarë, myslimanë e të krishterë./telegraf

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Julian Deda bën skandal në DWTS, hera e parë që ndodh kjo në show televiziv
Previous article Kategoria Superiore/ Në Korçë përgatiten për finale, Aliti "mirëpret" Kukësin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT