Ka ndërruar jetë sekretari i ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj.
Zyrtari malazez ka pësuar arrest kardiak pranë objektit të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, ku është gjetur i shtrirë në tokë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.


