Lajm i hidhur na vjen nga Elbasani. 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Ajo njihej jo vetëm në Elbasan, por dhe në zonat përreth, si një mami e zonja me 30 vite eksperiencë. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit.
Ndarja nga jeta e saj është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.
Ne stafi i newsbomb.al iu shprehim familjarëve të saj ngushëllimet e sinqerta.



