• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë 85-vjeçare skulptori i famshëm amerikan Richard Serra
Home
Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë 85-vjeçare skulptori i famshëm amerikan Richard Serra

27 March, 2024 s.autor Jetë

Artisti dhe skulptori i famshëm amerikan Richard Serra, i njohur për shndërrimin e mureve të lakuara prej çeliku të ndryshkur dhe materialeve të tjera të lakueshme në disa vepra të artit në natyrë që tani janë të vendosura në të gjithë botën, vdiq dje në mbrëmje në moshën 85-vjeçare në shtëpinë e tij në Long Island, Nju-Jork, sipas AP.

I konsideruar si një nga skulptorët më të shquar të brezit të tij, Serra studioi fillimisht për pikturë në Universitetin e Yale, por iu kthye skulpturës në vitet 1960, i frymëzuar nga udhëtimet në Evropë.

Sipas raportimeve të medias amerikane, Serra vdiq si pasojë e pneumonisë.

I njohur si “poeti i hekurit”, Serra u bë i njohur në mbarë botën për strukturat e tij të çelikut në shkallë të gjerë, të tilla si harqe monumentale, spirale dhe elips. Ai u identifikua me lëvizjen minimaliste të viteve 1970.

Puna e Serra filloi të tërheqë vëmendjen e publikut në vitin 1981, kur ai instaloi një mur të lakuar prej çeliku të papërpunuar 36,5 metra të gjatë dhe 3,6 metra të lartë që ndan Federal Plaza në Qytetin e Nju Jorkut.

Skulptura, e quajtur “Harku i pjerrët, shkaktoi reagime të shpejta nga njerëzit që punonin atje duke paraqitur një kërkesë të ashpër që ajo të hiqej. Skulptura u hoq më vonë, por popullariteti i Serra në skenën e artit të Nju-Jorkut ishte ‘çimentuar’.

Shumica e punimeve në shkallë të gjerë të Serra janë salduar në çelik Cor-Ten, por ai gjithashtu ka punuar me materiale të tjera jo tradicionale si gomë, latex, neon si dhe me plumb të shkrirë, të cilin Serra e hodhi në mur apo dysheme për të krijuar seritë e tij “Splash” në fillimet e karrierës së tij.

Veprat e tij janë instaluar në peizazhe dhe janë përfshirë në koleksionet e muzeve anembanë botës, nga Muzeu i Artit Modern në Nju-Jork deri në shkretëtirat e Katarit.Në vitin 2005, tetë vepra kryesore nga Serra u instaluan përgjithmonë në Muzeun Guggenheim në Spanjë.

Carmen Jimenez, organizatorja e ekspozitës, tha se Serra ishte përtej çdo dyshimi skulptori më i rëndësishëm i gjallë.

Lindur nga një nënë ruso-hebreje dhe një baba spanjoll në Sao Fransisko, Serra ishte i dyti nga tre djemtë e familjes.

Ai filloi të vizatonte që në moshë të re dhe u frymëzua nga koha që kaloi në një kantier detar ku babai i tij punonte si tubues.

Para se t’i kthehej skulpturës, Serra punoi në shkritoret e çelikut për të ndihmuar në financimin e arsimimit të tij në kampuset e Berkeley dhe Santa Barbara të Universitetit të Kalifornisë. Më pas ai vazhdoi në Yale, ku u diplomua në vitin 1964.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SPAK KA BËRË PUNË TË MIRË"/ Paporterja për Shqipërinë në PE: Sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit
Previous article I MOSHUARI KEQTRAJTOI MACEN/ Policia Durrës: Procedohet 77-vjeçari nga Rrogozhina

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT