• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare
Home
Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

11 July, 2026 s.autor Jetë

Këngëtari, pianisti dhe kantautori i njohur italian Peppino di Capri është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare në ishullin e tij të lindjes, Capri, pas një sëmundjeje të gjatë, raportojnë mediat italiane.

I lindur me emrin Giuseppe Faiella në vitin 1939, ai u kthye në një nga figurat më të dashura të muzikës italiane, duke ndërthurur në fund të viteve 1950 traditën melodike napolitane me ritmet moderne të rock’n’roll-it dhe twist-it.

Gjatë një karriere që zgjati më shumë se gjashtë dekada, Peppino di Capri u bë një nga zërat simbol të Italisë së pasluftës dhe periudhës së zhvillimit ekonomik.

Këngët e tij, si “Champagne”, “Roberta”, “Nun è peccato” dhe “St. Tropez Twist”, u kthyen në hite të pavdekshme dhe e shndërruan në një ikonë të muzikës italiane.

Artisti performoi në shumë vende të botës dhe në vitin 1965 hapi koncertet e grupit legjendar The Beatles gjatë turneut të tyre të vetëm në Itali.

Peppino di Capri fitoi dy herë Festivalin e Sanremos, duke mbetur një nga emrat më të rëndësishëm të historisë së këtij festivali.

Ai arriti të mbetej i dashur për publikun edhe në shekullin XXI përmes bashkëpunimeve dhe paraqitjeve të ndryshme artistike.

Me ndarjen e tij nga jeta, Italia humb një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës së saj, ndërsa Peppino di Capri lë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe një emër që do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së kulturës italiane.

Jeta, vepra dhe vështirësitë e artistit

Në një karrierë që zgjati më shumë se shtatë dekada, ai shiti mbi 35 milionë disqe dhe publikoi 54 albume, duke u kthyer në një prej ikonave të muzikës italiane.

Edhe jeta e tij personale ishte e pasur me ngjarje. U martua në moshë të re me modelen Roberta Stoppa, me të cilën pati djalin Igor. Pas divorcit, ai gjeti dashurinë e jetës te Giuliana Gagliardi, me të cilën u martua në vitin 1978 dhe pati dy djem, Edoardo dhe Dario.

Humbja e Giulianës në vitin 2019 e tronditi thellë artistin, aq sa nuk gjeti forcën të merrte pjesë në ceremoninë mortore.

Fëmijëria e tij nuk ishte e lehtë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa babai ishte mobilizuar në ushtri, Peppino nisi të luante muzikë për ushtarët amerikanë në ishullin e Kaprit për të ndihmuar familjen.

Ai tregonte se në fundjavë performonte për ushtarët dhe gjeneralin Mark Clark, të cilët e shpërblenin me para. Më pas kthehej në shtëpi dhe ua dorëzonte të gjitha familjarëve.

Në verën e vitit 1959, në Ischia, u njoh me Mina-n, e cila në atë kohë njihej si Baby Gate. Të dy performonin në lokale rivale, por pas koncerteve dilnin së bashku me Lambrettën rozë të Peppinos për të ngrënë spageti pranë detit.

Një moment historik në karrierën e tij ishte edhe viti 1965, kur hapi koncertet italiane të The Beatles në Milano, Gjenova dhe Romë. Ai kujtonte se publiku e priti ngrohtësisht, ndërsa anëtarët e grupit britanik nuk krijuan pothuajse asnjë kontakt me të gjatë turneut, përveç një fotografie të përbashkët.

Një nga sukseset më të mëdha të artistit ishte versioni italian i “Let’s Twist Again”, i publikuar në vitin 1961, i cili shiti mbi 1.2 milionë kopje dhe u bë një fenomen muzikor në Itali.

Me stilin e tij romantik dhe meloditë që bënë histori, Peppino di Capri mbeti një prej artistëve më të dashur të muzikës italiane.

Siç tregonte shpesh me humor, shumë njerëz i thoshin se këngët e tij i kishin bërë të dashuroheshin, edhe pse pranonte se për disa të tjerë ato ishin bërë edhe kujtim i një dashurie të përfunduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS NË PORTIN E VLORËS/ Regjistrohet numri i pasagjerëve
Previous article VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit

s.autor

Postime të ngjashme

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë Jetë

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT