Është ndarë nga jeta ditën e sotme këngëtari i muzikës popullore, në Kosovë Ismet Bogujevci.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali, Rigon Bogujevci.
Përmes një postimi në Facebook, i biri shkruan se këngëtari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ndërsa shton se për varrimin do të njoftohet në vijim.
“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot me 13 maj ndërroj jetë ma i shtrenjti ynë. Kaluam shumë sfida bashke babë, pusho në paqe me tingujt e muzikës tende që kurrë s’kanë me u shuar”, njoftoi ai.