• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e ekonomisë, Afërdita Selimi
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e ekonomisë, Afërdita Selimi

22 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetaria shqiptare ka marrë sot një lajm të hidhur. Një nga emrat më të njohur të saj, veçanërisht në gazetarinë ekonomike, kolegia Afërdita Selimaj u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Afërdita e nisi rrugën e gazetarisë në vitin 1977, pasi kreu studimet e larta në fakultetin e Shkencave Politike, Dega Gazetari.

Fillimisht ajo kontribuoi në gazetë lokale “Shkëndia” në Lushnjë dhe më pas gjithë jetën si gazetare në RTSH.

Afërdita Selimaj do të mbahet mend për përkushtimin në emisionet sociale-ekonomike, duke kontribuar me pasion edhe në shumë fusha  të gazetarisë radiofonike dhe televizive. Ajo ka qenë një ndër themelueset e gazetarisë ekonomike në Shqipëri, duke u bërë frymëzim dhe mbështetje për të gjithë gazetarët e kësaj fushe.

Aferdita la pas në arkivin e Radio Tiranës dhe RTSH, me mijëra kronika dhe shumë emisione, mes të cilëve “Cikli Otranto 97”, “Shqiptarët dhe fajdet” e të tjerë.

Në vitin 2000, ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Lajmeve në Radio Tirana, pozicioni që e mbajti deri në gusht të vitit 2003.

Më pas ajo drejtoi plot pasion sektorin për bashkatdhetarët në Radio Tirana.

Në vitin 2003, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Afërdita ka qenë Kryetare e parë e Bordit të Monitorimit të Medias, pranë KQZ-se.

Si gazetare RTSH-së Afërdita Selimaj, ka qenë e vetmja gazetare pranë ekipit negociator shqiptar në Gjenevë, për antarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Nga viti 1998 e në vazhdim, Afërdita ka drejtuar me përkushtim Lidhjen e Gazetarëve Ekonomike të Shqipërisë, LEGA.

Për kontributin e saj mediatik në dekada Afërdita Selimaj në vitin 2021, nderohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Por gjatë jetës dhe veprimntarisë së saj ajo u nderuar edhe me çmimin “Vangjush Gambeta” nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, për raportin më të mirë radiofonik, për problemet ekonomike.

Ndërsa Federata Ndërkombëtare për Paqen në Botë në vitin 1999 e zgjodhi Ambasadore të Paqes.

Me ndarjen e saj nga jeta, humbëm një nga gazetaret  më të jashtëzakonshme dhe kontribuese të shquar në fushën e informacionit dhe gazetarisë ekonomike. Ne kolegët e saj do ta vazhdojmë ta kujtojmë me respekt, duke e vlerësuar lartë kontributin e Afërdita Selimaj në zhvillimin e medias shqiptare.

Në shenjë mirënjohjeje, dashurie dhe respekti, të premten për rreth 1 orë në hollin e Radio Tiranës do të zhvillohen homazhet e fundit të gazetares së njohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BEHAR SOFISË/ Zbardhen dëshmitë në gjykatë: U vëzhgua 6 muaj
Previous article MARRËVESHJA ME ITALINË PËR EMIGRANTËT/ Rama: Po ndajmë një barrë që Europa duhet të përballojë e bashkuar

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT