• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta efektivi i POLICISË. Kishte qënë turni i parë dhe papritur… (DETAJET)
Home
Sociale

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta efektivi i POLICISË. Kishte qënë turni i parë dhe papritur… (DETAJET)

9 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

*Dhimbje e hidhërim tek të gjithë kolegët!

Është ndarë nga jeta punonjësi i qarkullimit rrugor në Durrës Ndriçim Çupa, duke hidhëruar familjen, miqtë, të afërmit e kolegët.

Në moshën 53-vjeçare, pas një karriere të gjatë mbi 25 vjet në policinë e qarkullimit rrugor, Çimi u nda nga jeta në banesën e tij mbrëmë në orën 22:30.

Me lot në sy, ngjarjen e kanë rrëfyer kolegët e tij, të cilët ende nuk e besojnë largimin e parakohshëm të Çimit, i cili në çdo rrethanë ka qenë i buzëqeshur.

Zemra e tij nuk e përballoi dot infarktin, pavarësisht ndihmës që tentoi t’i jepte gruaja dhe djali në banesë.

Kolegët kanë thënë për “DurrësLajm” se edhe ditën e djeshme ka qenë në punë turni i parë. Është kthyer pasdite në shtëpi, dhe në mbrëmje ka dalë shëtitje bregut të detit. Sapo u kthye në banesë, u ul në divan, aty dhe ku i pushoi zemra.

Djali, mësues fizkulture, pavarësisht ndihmës së dhënë, nuk ka mundur dot që ta mbante në jetë.

Lajmi i hidhur është përhapur menjëherë në policinë e Durrësit. Përgjatë gjithë natës dhe ditës së sotme, në banesën e Çimit qëndrojnë kolegët e tij, të prekur nga kjo humbje e parakohshme.

Varrimi bëhet sot pasdite në orën 16:00, ndërsa e gjithë policia e Durrësit është në zi.

Çimi, siç e njohin të gjithë qytetarët durrsakë, ishte ndër të vetmit punonjës të qarkullimit rrugor, që gëzonte respektin e të gjithë qytetarëve dhe shoferëve, jo vetëm për mirësinë dhe dashamirësinë që e karakterizonte, por edhe për buzëqeshjen e tij, e cila nuk i largohej nga fytyra për asnjë moment, edhe kur vihej përpara vështirësive të mëdha gjatë ushtrimit të detyrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: Leicester – Arsenal
Previous article Chris Smalling dhe bashkëshortja e tij Sam Cooke, janë çifti më simpatik në Premier League

F.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT