Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar Loni Papa. Dramaturgu dhe autori i letërsisë për fëmijë ka ndërruar jetë në Montreal të Kanadasë në moshën 86-vjeçare. Kujtojmë se vepra e tij më e njohur është drama “Cuca e Maleve”.
Loni Papa u lind në Bubullimë të rrethit të Lushnjës më 28 mars 1932, në një familje intelektuale.
Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare.
Loni Papa është dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, lëvrues i prozës, poezisë shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj.
Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.