Ngjarja makabre e ndodhur 3 ditë më parë në Fier, ku 38 –vjeçari Kloadian Çalamani rrëmbeu dhe vrau 8 vjeçarin tronditi opinionin publik. Familjarët, të afërmit dhe fqinjët e Mateo Vasiut kanë mbledhur firmat e qytetarëve ku kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.
Çesk Simoni ka ardhur nga Shkodra për të firmosur peticionin e familjes së 8-vjeçarit që kërkojnë dënimin me vdekje të vrasësit. Ai ka një histori drithëruese, pasi në vitin 2002 i kanë vrarë bashkeshorten Fatmirën dhe djalin tre vjeç Xhekun.
“Sa herë që ndodhin kështu tragjedish, më kujtohet kjo dhimbje. Më kanë mbytur djalin 3 vjeç dhe gruan në krevat. Tani ndodhin kjo tjetra, këto tragjedi përsëriten çdo vit, çdo gjashtë muaj.
Duhet të veprojë drejtësia. Kam ardhur nga Shkodra për t’u ngujuar këtu, nuk do të iki, do të sjell dhe familjarët”.
Kujtojmë se në mars të vitit 2002 Sadik Kuniqi shkoi në shtëpinë e mikut të tij, Çesk Simonit, ku gjeti gruan e Çeskut, Mirën, së bashku me djalin e saj 3 vjeç Xhekun. Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më pas u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e vrau me një mjet prerës.E plagosura, Mira Simoni dha kujën në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha asaj goditjen fatale. Kur zbriti shkallët e pallatit disa fqinjë të alarmuar e panë dhe i rrëfyen policisë imazhin e tij, Autori Kuniqi u arrestua dy orë më vonë, ndërsa rrëfimi dhe sjellja e tij përpara policisë ishte diçka e padëgjuar më parë.


