Një 70 vjeçare e shtruar me Covid tek Infektivi raportohet se ka ndërruar jetë sot.
E moshuara nuk kishte shumë kohë që ishte shtruar.
Fatkeqësisht e ka humbur betejën me virusin, ndërsa pritet që vdekja e saj të përditësohet dhe raportohet zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq i infektuar ka qenë edhe bashkëshorti i saj, por ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
E moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe ishte intubuar para pak ditësh.