Një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën në moshë të re. Bëhet fjalë për infermieren Xhuliana Seferi, e cila ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 29-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale. Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë.
Seferi ka mbaruar studimet për Infermieri- Mami dhe punonte në spitalin publik të Lushnjës si infermiere. Nuk dihet arsyeja e ndarjes së saj nga jeta.
Postimi i plotë:
Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi.
Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes.
Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.
Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.
Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!


