Kanë dalë fotot e ditës më të lutmur të jetës së Caroline, e cila u martua me Babis, ku më pas ai u kthye në vrasësin e saj.
Ishte vera e vitit 2019 kur pas një lidhje disa vjeçare, Babis Anagnostopulos dhe Caroline Crouch vendosën të martoheshin dhe të bashkonin jetën e tyre përgjithmonë. Larg të afërmve dhe miqve, çifti zgjodhi të martohej në Algarve, Portugali, me Carolinën që kishte përgatitur një ambient tepër romantik për të dy pranë detit.
20-vjeçarja nga dita që ajo pranoi propozimin për martesë të pilot 32-vjeçar, filloi të përgatitej për dasmën e saj, pikërisht siç e kishte ëndërruar, pasi luante me miqtë e saj në rrugicat e Alonissos.





