• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ 4-vjeçarja i dërgon letër të atit në parajsë, në postë i vjen një përgjigje…
Home
Jetë

E TRISHTË/ 4-vjeçarja i dërgon letër të atit në parajsë, në postë i vjen një përgjigje…

30 June, 2022 s.autor Jetë

Është në moshën 4-vjeçare, por Milan nuk e ka takuar asnjëherë babain e saj. Pak para se ajo të vinte në jetë, ai u vra. Travis Larson ndërroi jetë në mënyrë të papritur, duke lënë pas jo vetëm nënën e tij, por edhe fëmijën që priste të vinte në jetë.

Tami Avolia tregon me dhimbje për vrasësin e djalit të saj dhe se si ai tronditi një familje të tërë.

‘’Ai nuk mori vetëm djalin tim, por mikun tim më të mirë dhe babain e vajzës. Ajo nuk do ta takojë asnjëherë të atin. Një javë para se ai të ndërronte jetë, ne ishim duke festuar dhe bëmë një festë për gjininë e fëmijës. Ai ishte shumë i emocionuar që do të bëhej babai i një vajze.’’

Tami po ndihmon në rritjen e mbesës së saj Milan, ndonëse djali i saj nuk është fizikisht prezent në jetën e tyre, ajo ka gjetur një mënyrë se si ta bëjë pjesë. Çdo vit ato festojnë ditëlindjen e tij dhe këtë vit, Milan kishte menduar për një surprizë speciale në ditëlindjen e të atit. Një surprizë, e cila në një mënyrë u kthye në dhuratë për të.

Ajo dëshironte t’i dhuronte disa tullumbace babai të saj. Madje shkruajti edhe një letër të cilën e lidhi në tullumbacin e mbushur me helium dhe e la të lirë… me shpresën që ajo të arrinte tek babai i saj.

‘’Ajo më tha se çfarë donte t’i thoshte dhe unë e shkruajta për të në një letër që lexonte: Gëzuar ditëlindjen babi. Të dua dhe më mungon. Unë nuk doja që ti të ikje larg,’’ tregon gjyshja e saj.

Vetëm pak ditë më vonë, Tami teksa kontrolloi postën, zbuloi një kuti e cila lexonte ‘’Për vogëlushen nga babi’’… Menjëherë ajo u përlot dhe e hapi kutinë me mbesën Milan. Brenda ato gjetën një letër ku shkruhej: ‘’Më pelqeu shumë dhurata jote. Faleminderit shumë. Babi dhe mami të duan shumë. Kjo është dhurata jote shpresoj të të pëlqejë…’’

Tami u informua nga një postier se një grua afër zonës gjeti letrën dhe tullumbacen në shtëpi. E prekur nga dashuria dhe letra e Milan për babain e saj, gruaja donte të bënte diçka për t’i kthyer buzëqeshjen të voglës dhe vendosi t’i kthejë një përgjigje në emër të babit të saj nga parajsa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDHET "BMW-JA" NË NJË GOMISTERI NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS/ Pronari i mjetit: Dy persona ma morën me dhunë dhe…
Previous article VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Ish-zv.drejtori i policisë Nushi i drejtohet mediave: Ikni na lini rehat

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT