• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ 26-vjeçari e shikon jetën nga KARRIGIA ME RROTA. Apeli prekës i prindërve: Gjithçka duam… (VIDEO)
Home
Sociale

E TRISHTË/ 26-vjeçari e shikon jetën nga KARRIGIA ME RROTA. Apeli prekës i prindërve: Gjithçka duam… (VIDEO)

10 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Redis Sabaj është i riu nga qyteti i Mallakastrës, jeta e të cilit është e kyçur në një karrige me rrota.

Ai është vetëm 26 vjeç, ka mbaruar studimet për financë dhe i duhet ta shikojë të ardhmen e tij nga një perspektive ndryshe krahasuar me miqtë e moshatarët e tij.

Dy vite më parë, i riu kishte ndjerë një mpirje në këmbë, por nuk i kishte kushtuar rëndësi pasi mendonte se ishte pasojë e lodhjes së tepërt.

Fatkeqësisht dyshimi i tij nuk rezultoi i tillë…

Redisi vuan nga skleroza multiple, një lloj sëmundje shumë e rrallë që e ka lënë të paralizuar.

Jeta kishte rezervuar këtë surprizë të hidhur për Redisin i cili kërkon ndihmë për mjekim të specializuar në mënyrë që edhe ai të mund të jetë i aftë për veten e për prindërit e tij.

26-vjeçari rrëfen se prej 1 viti, ai ka përdorur një kurë me gjilpëra, por në vend që ta përmirësojnë gjendjen e tij e kanë përkeqësuar.

Së bashku me familjen, i riu është zhvendosur në spitalin e neurokirurgjisë në kryeqytet ku edhe po merr një mjekim të ri.

Gjithçka që ai kërkon është ndihma e shtetit për një mjekim të specializuar jashtë vendit.

Redisi tregon që prej 1 viti e gjysmë ka përdoruar një kurë me gjilpëra por që nuk e kanë përmirësuar gjendjen e tij, madje e kanë përkeqësuar. Ndaj dhe ai së bashku me familjen është detyruar që të vijë në spitalin e neurokirurgjisë në Tiranë, ku ka marrë një mjekim të ri.

Babai i tij i bën apel kryeministrit Rama dhe ministres së  Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për ndihmë, në mënyrë që djali të udhëtojë jashtë e të ketë një mundësi për ta jetuar jetën, pasi familja e ka të pamundur t’ia mundësojë diçka të tillë.

Si një ish-polic që i ka shërbyer vendit për 22 vite, ai kërkon ndihmën e shtetit në këtë moment të vështirë që po kalon familja e tij.

I trishtë është fakti që Redisi nuk ka as karrocë me rrota që të mund të lëvizë.

Ai zbriti nga spitali i neurokirurgjisë ku qëndroi i shtruar për 8 ditë, falë karrocës së një tjetër pacienti.

Mamaja e djalit me lot në sy kërkon vetëm kthimin e të birit në gjendjen e mëparshme pasi dhimbja po i shkatërron dita-ditës kur e shohin në atë gjendje.

Rasti është bërë publik nga gazetari Bledian Koka në rrjetet sociale.

Ai shkruan:

Nje Shqiperi si kjo e jona…

Redis Sabaj eshte 26 vjeç nga Mallakastra, prej 2 vitesh vuan nga sëmundja e sklerozes multiple dhe e ka të pamundur të lëviz. Redisi kërkon nga shteti që ta ndihmojnë për të marrë një kurim më të specializuar jashtë vendit, ndersa nuk familja e tij nuk mund ti lejoje vetes as te bleje nje karrove invalidi per te birin. Babai i Redisit, Seit Sabaj ka punuar 22 vjet polic dhe eshte liruar nga detyra ne vitin 2014 ndersa sot punon si polic privat. Nuk fajesoj askend, dhe nuk duhet ti lutemi askujt!…

p.s…nje histori sa 26 vite politika sociale qe ka prodhuar ky shtet, dhe sot jemi ketu.”

Nje Shqiperi si kjo e jona…Redis Sabaj eshte 26 vjeç nga Mallakastra, prej 2 vitesh vuan nga sëmundja e sklerozes multiple dhe e ka të pamundur të lëviz. Redisi kërkon nga shteti që ta ndihmojnë për të marrë një kurim më të specializuar jashtë vendit, ndersa nuk familja e tij nuk mund ti lejoje vetes as te bleje nje karrove invalidi per te birin. Babai i Redisit, Seit Sabaj ka punuar 22 vjet polic dhe eshte liruar nga detyra ne vitin 2014 ndersa sot punon si polic privat. Nuk fajesoj askend, dhe nuk duhet ti lutemi askujt!…p.s…nje histori sa 26 vite politika sociale qe ka prodhuar ky shtet, dhe sot jemi ketu 🙁

Gepostet von Bledian Koka am Donnerstag, 10. Mai 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Po zbret ti në stacionin e gabuar. Unë nuk kisha asnjë faj”. Për kë e ka Jonida këngën e re?
Previous article Për të gjithë ju që prisni Ermal Metën sot në Eurovizion, ju tregojmë arsyen përse s’do mund ta shihni

F.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT