Një 57-vjeçar që e kishte bërë vjedhjen rrugë u kap pasi i vodhi 100 mijë lekë të vjetra një punonjëse në një qendër fizioterapie.
Nga hetimet, policia zbuloi se ky person D.S., më herët ka grabitur biznesin në pronësi të A.A., dhe ka marrë 6 mln lekë të vjetra mall në një qendër estetike.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit D. S., 57 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, në një qendër fizoterapie, i ka vjedhur 10.000 lekë punonjëses së kësaj qendre, shtetases Xh. L.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i vjedhjes në një qendër estetike, ku ka marrë disa artikuj kozmetikë me vlerë 600.000 lekë të reja, si edhe autor i vjedhjes në biznesin në pronësi të shtetasit A. A.