Një krim i rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Nipi arriti të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, të marrë policinë, por edhe të japë një rrëfim të shkurtër për mediat, duke sajuar historinë se gjyshi i tij u grabit nga persona të paidentifikuar, dhe se ai e shpëtoi në kohë duke e çuar në ambulancë.
I moshuari 69-vjeçar me inicialet V.K siç u raportuar fillimisht, u gjet nga vetë nipi, me një plagë të madhe në kokë, që fillimisht u dyshua se ishte qëlluar me levë, por nga ekspertiza rezultoi të ishte plumb. I moshuari është dërguar në spital, por ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nuk e ka përjetuar dot gjithë këtë ndodhi..rreth orës 04:00 të mëngjesit, nipi ka pranuar se ishte ai që e kishte qëlluar gjyshin.
69-vjeçari jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja” në Vlorë, dhe dyshohet që nipi ta ketë qëlluar pas një përplasje mes tyre, pasi siç mendohet gjyshi mund të ketë pikasur nipin duke i vjedhur paratë. Edhe vetë në rrëfimin për mediat menjëherë pas ngjarjes, nipi tha se gjyshit i kishin grabitur rreth 1 milionë lekë të vjetra… Veçse nuk guxoi të thotë menjëherë, se ishte pikërisht ai autori.


