Gjashtë persona të plagosur, të gjithë nga e njëjta familje, është bilanci i aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Rrenc, Gur i Zi në Shkodër.
Kjo është familja Ndreka nga Shkodra.
Si ndodhi aksidenti mbrëmjes e së dielës:
Vitor Ndreka dhe bashkëshortja e tij, së bashku me 3 fëmijët e tyre, po udhëtonin të gjithë bashkë kur një shofer i ri dhe i dehur goditi makinën e tyre.
Ata u përpoqën ta shmangnin, por përplasja kokë më kokë e automjeteve ishte e pashmangshme, për shkak të natyrës së rrugëve në atë zonë.
Pas aksidentit:
Si pasojë e aksidentit, të gjithë anëtarët e familjes janë plagosur, sidomos Vitori dhe vajza e tij 17 vjeçare, të cilët janë të dy në gjendje kritike.
Këmbët e Vitorit dhe stomaku janë dëmtuar rëndë, si pasojë e hemorragjisë para se ta nxirrnin nga automjeti.
Vitor Ndreka dhe bashkëshortja:
AlpeNews.al




