Një 25 vjeçare është sulmuar seksualisht në stacionin e trenit Porta Garibaldi, në Milano.
Pas përpjekjes së parë që dështoi për shkak të kalimtarëve, burri tentoi ta përdhunonte sërish, por kësaj here, vajza ka përdorur një spraj.
Ngjarja serioze ndodhi më 20 korrik, por nuk u zbulua nga policia deri sot, kur hetimet çuan në identifikimin e një autori të dyshuar, një emigrant me qëndrim të paligjshëm në Itali.
Autori është një 31 vjeçar nigerian, i njohur edhe për një krim tjetër.
25-vjeçarja po kthehej nga puna për në shtëpi në momentin kur u sulmua brenda stacionit të trenit.
Njeriu i arrestuar ishte raportuar edhe më herët për sulme seksuale, pasi në nëntor të vitit të shkuar ka sulmuar një grua në linjën Milano-Lecco.


