• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E SPONSORIZOI…”/ Shkëlqim Hajdari për Adriatik Llallën: Erdhi si kryeprokuror “i kapur”
Home
Aktualitet
Kronikë

“E SPONSORIZOI…”/ Shkëlqim Hajdari për Adriatik Llallën: Erdhi si kryeprokuror “i kapur”

1 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës dhe kryetari i shoqatës së prokurorëve shqiptarë, Shkëlqim Hajdari deklaron se ish-drejtuesi i Prokurorisë, Adriatik Llalla erdhi i kapur në krye të këtij institucioni, ndërsa shton se u bë rrezik edhe për demokracinë.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, Hajdari tha se deklarata e bërë nga Llalla se i ishte kërkuar arrestimi i Berishën në kohën kur ishte në krye të Prokurorisë është tejet e rëndë dhe se duhet të japë sqarime se për çfarë hetimesh janë bërë që është kërkuar arrestimi i ish-kryeministrit.

Po ashtu Hajdari shtoi se Llalla ka ardhur si prokuror i përgjithshëm me zgjedhjen direkte të Presidentit dhe atë që kishte pushtetin në atë kohë.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se fundmi se i është kërkuar që të arrestojë Berishën. Keni informacion ju për këtë dhe pse kryeprokurori nuk veproi.

Hajdari: Nuk kam informacion, por në dy drejtime është një deklaratë e rëndë. Asnjë prokuror të Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Llallën nuk mund të bëjë deklarata të tilla publike. Kur u pyet zotëria që i është kërkuar arrestimi i Berishës, kaq mbeti dhe kishte për detyrë të informonte opinionin publik dhe duhet të thoshte se përse është kërkuar arrestimi. Nuk është puna po shkojmë në pazar po lidhim një qengj dhe po e çojmë me e bo kurban.

Arrestimi vjen nëse ka një çështje që ka hetime dhe t’i mund të marrësh masë sigurimi arrest dhe ta copash në gjyq. Të thuash më është kërkuar arrestimi kur për zotin Berisha deri në atë kohë nuk kishte asnjë çështje të hapur dhe tani nuk ka asnjë çështje që të ketë Berisha penalisht i ngarkuar kjo për mua është abuzim i madh.

Ai tha edhe për Metën që Lu i ka kërkuar, por Meta pasi ka dëgjuar Lu ka besuar atë që unë nuk kam biseduar me Llallën.

Duhet të themi që Llalla erdhi i kapur në Prokurori dhe shërbeu për ta shkatërruar atë. Ai u bë rrezik për demokracinë se Prokuroria nën drejtimin e tij përfundoi me drejtues që ishin shokë të Llalës.

Llallën ka ardhur si prokuror i përgjithshëm pa e mbaruar mandatin si inspektor i lartë i deklarimit të pasurive dhe i konfliktit të interesit. Llalla nuk kishte ndonjë gradë shkencore dhe ka ardhur si prokuror i përgjithshëm me zgjedhjen direkte të Presidentit dhe atë që kishte pushtetin në atë kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË KAM PIKË TË DOBËT"/ Dedikimi plot dashuri i Fifit për Flori Mumajesin (FOTO)
Previous article IRONIZON TERMIN "SYLESH"/ Pas përplasjes me Kozeta Kurtin, Flori nis sfidë në rrjete sociale (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT