Ditën e shtunë opozita do të protestojë para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Ramës nga pushteti, pasi e akuzon si të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Por ku do të jetë kryeministri Rama ditën e shtunë? Report Tv ka zbuluar axhendën e shefit të qeverisë.
Sipas burimeve të Report Tv, kryeministri do të jetë të shtunën në Berat dhe në Skrapar në kuadër të procesit të ‘Llogaridhënies për qytetarët’. Takimet në qarkun e Beratit nisin nesër, ku takimi i parë do të organizohet në Kuçovë, ndërsa pasnesër, ditën e protestës së opozitës do të zhvendoset në Berat dhe Skrapar.