Kjo e shtunë e politikës në vend nuk ka kaluar pa zhvillime.
Partia socialiste zhvilloi ditën e dytë të Kongresit teksa u raportua për punët e mira por edhe ato që pritet të behen në vijim.
E gjithë vemendja u ndal tek fjala e kryeministrit Rama teksa dha dy lajme. E para, për rritjen e rroges minimale duke filluar nga 1 janari i 20121 dhe amnistia për shqiptarët.
Nga ana tjetër, ndonëse u perpoq të “ulte” vemendjen e Kongresit, Presidenti Meta lajmëroi për konferencë për shtyp dhe i vetmi lajm që doli nga kjo e fundit ishte batuta për koronavirusin dhe dy gazetarët e permendur prej tij.
Por edhe pse Meta “loboi” sot pak, vendin e zuri kryetarja e LSI e cila në nje takim me strukturat e partisë perqendroi të gjithë fjalimin e saj tek 2 marsi i Presidentit dhe pse tha se nuk do jetë në shesh për Metën.
I fundit, por jo per nga rëndësia është kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Ai i ka qendruar “besnik” fundjavës duke zgjedhur ta kaloj në një ndeshje futbolli me të rinjtë e partisë demokratike.
ALPEnews.al