Muhamet Rrumbullaku është prezantuar mëngjesin e sotëm në postin e drejtorit të kryepolicit një ditë pas marrjes së emërimit me vendim qeverie.
“E shoh si një sfidë institucionale. Ju falenderoj për besimin që më dhatë. Çdo përpjekje e imja do të shërbejë për përmbushjen e objektivave. Ju uroj të gjithëve punë të mbarë”, u shpreh ai.


